Olimpiada dimërore, Finlanda fiton medaljen e parë të artë në hokej

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 16:38 | Sporte të tjera

Hanes Bjorninen u shndërrua nga njeriu që rrezikoi të shkatërronte ndeshjen, në heroin e Finlandës në hokej për meshkuj.

Ai u penalizua me disa sekonda jashtë fushe, duke i dhënë mundësi ekipit rus që të merrte avantazhin. Por, pasi finlandezët rikthyen barazpeshën, Bjorninen realizoi rrjetën fituese, me finalen që përfundoi 2-1 për nordikët.

Kjo ishte medalja e parë e artë olimpike në hokej në akull për Finlandën. Rusia u kënaq me argjendin, teksa Sllovakia fitoi bronzin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos