17 pikë në 17 ndeshje, Fiorentina shkarkon trajnerin Vincenzo Montella

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 12:25 | Futboll
17 pikë në 17 ndeshje, Fiorentina shkarkon trajnerin Vincenzo Montella

Aventura e dytë e Vincenzo Montella në pankinën e Fiorentinës ka përfunduar.

Klubi vjollcë ka shkarkuar trajnerin pas humbjes ndaj Romës në Firence me rezultatin 1-4.

“Qëllimi është për të bërë kthesën e sezonit sa më shpejt të jetë e mundur”, thanë drejtuesit e Fiorentinës.

Kandidatë për zëvendësimin e Montella janë Ballardini dhe Prandelli, edhe pse ëndrra është Luciano Spalletti.

Montella ka fituar vetëm 4 ndeshje në 24 takime në drejtimin e Fiorentinës, duke humbur 13. Sezonin e shkuar Fiorentina shpëtoi nga rënia nga kategoria në javën e fundit, ndërsa në këtë sezon ka grumbulluar vetëm 17 pikë pas 17 ndeshjesh, duke u renditur në vendin e 14, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos