Roma fiton lehtë ndaj Fiorentinës dhe konsolidon vendin e katërt

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 08:40 | Futboll
Roma fiton lehtë ndaj Fiorentinës dhe konsolidon vendin e katërt

Roma fitoi lehtë në transfertën e vështirë në Firence, ku ia doli të mposhtë Fiorentinën me rezultatin e thellë 1-4 dhe të ngjitet në vendin e katërt të Serisë A.

Verdhekuqtë shënuan që në mundësinë e parë, me anë të Edin Dzekos, në minutën e 19. Kapiteni u shërbye saktë në zonë nga Zaniolo dhe përballë portierit Dragoëski nuk mund të gabonte.

Dy minuta më vonë, Kolarov tregoi edhe një herë mjeshtërinë në ekzekutimin e goditjeve të dënimit, duke dyfishuar shifrat.

Në minutën e 34-t ishte mesfushori kroat Milan Badelj që shënoi për Fiorentinën, ndërkohë që Lorenzo Pellegrini në minutën e 73-të shënoi golin e tretë për Romën, që nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë gjeti edhe golin e katërt me anë të Zaniolos.

Me këtë fitore Roma u ngjit në kuotën e 35 pikëve në vendin e katërt, 6 pikë më tepër se Cagliari ndjekës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=M_ukfRmqF94

A2 CNN Livestream

Latest Videos