Mikel Arteta, trajneri i ri i Arsenalit

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 15:32 | Futboll
Mikel Arteta, trajneri i ri i Arsenalit

Arsenal ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se trajneri i ri i ekipit është Mikel Arteta.

Spanjolli, i cili ka qenë deri sot ndihmësi i Pep Guardiolës te Manchester City, ka firmosur një kontratë për pjesën e mbetur të sezonit plus edhe 3 sezone të tjera, deri në qershor 2023.

Arteta kthehet kështu në atë që ka qenë skuadra e tij e fundit si futbollist profesionist. Ish-mesfushori ka veshur fanelën e “Topçinjve” për 5 sezone (2011-2016). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos