Klubi i presidentit Erdogan josh Mesut Ozil

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 13:34 | Futboll
Klubi i presidentit Erdogan josh Mesut Ozil

Turqit e Fenerbahçe po tentojnë goditjen e madhe në merkaton dimërore të futbollit. Skuadra e Stambollit kërkon të bindë yllin e Arsenal, Mesut Ozil, për t’u veshur verdheblu duke marrë parasysh dëshirën e shprehur prej kohësh nga futbollisti për të provuar kampionatin e vendit të tij të origjinës.

Fenerbahçe është skuadra e zemrës së presidentit Erdogan, një personi mjaft të dashur për Mesut Ozil, i cili u bë shkak për tërheqjen e futbollistit nga kombëtarja gjermane pas problemeve diplomatike.

Mediat turke tregojnë se Fenerbahçe kërkon të përfitojë nga pakënaqësitë e Ozil në kampionatin anglez, dhe problemeve që e lanë për muaj me radhë jashtë formacionit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos