
Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, këtë të shtunë, rreth orës 14:25, njoftoi Policia e Tiranës.
Policia thotë se e mitura, sipas familjarëve të saj, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime. Ajo është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë më pas.
Policia thotë se ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)