
Policia e Shtetit ka dalë me një informacion zyrtar për aksidenti në aksin Milot- Fushë Mamurras, ku u përfshi eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kthehej nga një takim në zonën e Laçit.
Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së Sali Berishës.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas, banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)