
Qyteti i Vlorës u trondit pak minuta më parë nga një gjest ekstrem i një shtetaseje, që në rrethana ende të paqarta është hedhur nga pallati ku banonte, së bashku me vajzën e saj 1-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 35-vjecaren e identifikuar si Pamela Mërtiri, në këtë vendim.
E ëma dhe e bija u transportuan në spitalin e qytetit, por nuk i shpëtuan dot plagëve, duke ndërruar jetë. Viktima sipas autoriteteve banonte në Tiranë, por ishte me origjinë nga Vlora.
Sipas dëshmitarëve, gruaja dhe fëmija janë hedhur nga kati i pestë i pallatit, ndërkohë që sipas tyre nuk banonte në pallatin nga ku është hedhur. (A2 Televizion)