19-vjeçarët e Shqipërisë mundin 3-1 Poloninë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 16:08 | Futboll
19-vjeçarët e Shqipërisë mundin 3-1 Poloninë

19-vjeçarët e Shqipërisë, të drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka mposhtur 3-1 në një ndeshje miqësore bashkëmoshatarët e tyre nga Polonia.

Në ndeshjen e zhvilluar këtë të hënë në stadiumin “Selman Stërmasi”, Shqipëria bindi në lojë, por edhe në rezultat edhe pse në një ndeshje miqësore.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Muçi në minutën e 31-të, ndërsa me fillimin e pjesës së parë ishte sërish ky lojtar që dyfishoi shifrat. Poloni ngushtoi rezultatin në minutën e 81-të, ndërsa në fundin e takimit rezultati u vulos në 3-1 për Shqipërinë nga Marvin Çuni.

Ky ishte testi i fundit për 19-vjeçarët shqiptarë para eliminatoreve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos