Frikë për tensione, siguri e lartë në stadium për Francë-Turqi

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 12:32 | Futboll
Frikë për tensione, siguri e lartë në stadium për

Stadiumi i Saint-Dennis, në të cilin sot do të luhet takimi Francë-Turqi, ka marrë masa për të patur siguri maksimale.

Jo për shkak të tensionit në fushë për vendin e parë të grupit, por bëhet fjalë për klimën aspak të qetë të krijuar nga sulmet e ushtrisë turke kundrejt kurdëve në Siri. Do të jenë rreth 4 mijë tifozë turq mes 78 mijë francezëve, ndaj autoritetet franceze e konsiderojnë të rrezikshme përballjen e sotme.

Ndryshe nga herët e tjera do të ketë rreth 200 forca policore të shtuara në Paris që do ta çojnë numrin e agjentëve të sigurisë në 1400 për të mbajtur situatën nën kontroll para, gjatë dhe pas ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos