Lufta Turqi-Siri, Stambolli rrezikon heqjen e finales së Champions-it

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 14:51 | Futboll
Lufta Turqi-Siri, Stambolli rrezikon heqjen e finales së Champions-it

Turqia rrezikon heqjen e të drejtës për të organizuar finalen e Champions League, e cila është parashikuar të rikthehet 14 vite pas ndeshjes së paharrueshme Milan-Liverpul në Stamboll.

UEFA i druhet frikës nga lufta mes Turqisë dhe Sirisë e cila mund të përfshijë edhe futbollin.

“Të heqësh të drejtën e organizimit të një finale Champions është një akt i fortë nga pikëpamja sportive. Nuk jemi ende në pozita për të vendosur. Është e qartë që do të vlerësojmë me presidentin Ceferin dhe Komitetin Ekzekutiv, por për momentin më duket pamaturi për të folur për sanksione të këtij niveli”, u shpreh zëvendëspresidenti i UEFA-s, Mikele Uva. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos