20 autorë nga përtej kufirit: Mbërriti ''Antologjia e poezisë bashkëkohore greke'' në shqip

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 14:15 | Aktualitet
20 autorë nga përtej kufirit: Mbërriti ''Antologjia e

Një antologji e poezisë greke mbërrin në shqip nga Sokol Çunga. Njohësi i mirë i gjuhës, por edhe artit që vjen greqisht, sjell vargje të bashkëkohorëve, edhe si një ftesë për të dialoguar me fqinjët.

Ai ka përkthyer kohët e fundit fermën e kafshëve dhe Marksin në Soho, dy vepra që lidhen me shtetin totalitar apo me diktaturën, por këtë stinë të nxehtë ka preferuar të na dhurojë vargje të poetëve grekë në shqip.

Mes autorëve grekë ka edhe poetë shqiptarë që kanë zgjedhur të shkruajnë në gjuhën e fqinjit.

Sokol Çunga e sjell këtë antologji edhe si një thirrje artistike që na ndihmon të kuptojmë poezinë bashkëkohore që po lëvrohet pranë nesh, por përtej kufijve tanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos