20 të arrestuar për drogë, 10 në qeli, të tjerët presin masën

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 12:24 | Kronikë
20 të arrestuar për drogë, 10 në qeli, të tjerët

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 10 nga 20 të arrestuar e ditës së djeshme nga operacioni "Harta", si shpërndarës të drogës në kryeqytet.

Në paraburgim u lanë Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani dhe Redi Lolaj.

Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos