
Një automjet tip “Benz B Class” ka marrë flakë paraditen e sotme përpara Prefekturës në qytetin e Durrësit.
Në momentin kur mjeti u përfshi nga flakët, nën drejtimin e tij ishte një vajzë, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa marrë lëndime.
Ndërkohë, qytetarë të shumtë në zonë i kanë ardhur në ndihmë asaj për neutralizimin e flakëve, ndërsa në vendngjarje erdhi edhe zjarrfikësja.
Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve është bërë një defekt në sistemin elektrik të mjetit. (A2 Televizion)