2020-a nis mirë për Arsenal, Manchester United bie në tapet që në pjesën e parë

Nga A2 CNN
1 Janar 2020, 22:56 | Futboll

Arsenal ka mundur 2-0 Manchester United në supersfidën e Vitit të Ri në Premier League, falë golave të Nicolas Pepe dhe Sokratis.

Sulmuesi i krahut, i cili ka zhgënjyer në sezonin e tij të parë në Londër, realizoi bukur pas vetëm 8 minutash lojë, ndërsa pak minuta para mbylljes së pjesës së parë mbrojtësi grek dyfishoi rezultatin.

Shifrat do të mbeteshin te pandryshuara me United qe nuk mundi të përfitonte nga barazimi i Chelsea në drekë për t'iu afruar në renditje.

Kjo ishte fitorja e parë në ndeshjen e parë për trajnerin e ri Mikel Arteta, i cili kisjte zgjedhur të fuste titullarë Mesut Ozil dhe Granit Xhakën.

Nuk gabon Leicester që fitoi pastër 0-3 në fushën e Newcastle duke mbajtur gjallë shpresat për titull.

Larg vendit të katërt mbetet ende Tottenham, që u mund minimalisht në Southampton, ndërsa Manchester City fitoi ndaj Everton pasdite, falë një dygolëshi nga Gabriel Jesus. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos