
Skënderbeu i ka surprizuar të gjithë me rikthimin e tij në Kategorinë Superiore. Në dy ndeshje, korçarët kanë marrë pikët e plota dhe tashmë janë në krye të renditjes.
Një javë më parë mposhtën Egnatian në Rrogozhinë, surprizën e kampionatit të kaluar, ndërsa në javën e dytë kanë fituar 1-0 në Korçë ndaj Dinamos.
Pjesa e parë nisi me Dinamon më kërkuese duke krijuar disa raste për shënim, por i mungoi konkretizimi, ndërsa Skënderbeu u tregua shumë i kujdesshëm në prapavijë dhe tentoi disa herë me anë të kundërsulmit.
Me nisjen e pjesës së dytë, Behiratche realizoi autogol duke i dhënë avantazhin korçarëve, i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit. (A2 Televizion)