Ibrahimovic te Frosinone, Milani përfundon te serbi i Fiorentinës

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 17:35 | Futboll
Ibrahimovic te Frosinone, Milani përfundon te serbi i Fiorentinës

Frosinone, skuadra e Serie A, ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se ka zyrtarizuar transferimin e Ibrahimovic. Jo Zlatan, por 17-vjeçarin me origjinë shqiptare të Bayern, Arjon Ibrajimovic, i cili luan me ekipet e moshave të Gjermanisë.

Frosinone ka arritur ta transferojë lojtarin në formë huazimi nga kampionët e Gjermanisë deri në qershor 2024.

Ndërkohë, në orët e fundit të merkatos së kësaj vere, pas shumë emrash të dalë në skenë e shumë negociatash të dështuara, Milani ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit serb të Fiorentinës, Luka Jovic, i cili pritet të mbërrijë në mbrëmje në Milano për të kryer vizitat mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos