Partizani nis me këmbë të mbarë, mposht Laçin me një gol në shtesë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2023, 19:53 | Futboll
Partizani nis me këmbë të mbarë, mposht Laçin me

Partizani e nisi me këmbë të mbarë sezonin e mbrojtjes së titullit. Të kuqtë fituan 1-0 ndaj Laçit në “Arena e Demave”, takim ky i vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore, por që ishte i pari për kampionët në fuqi, pasi ndeshjen e javës së parë ndaj Teutës, Partizani nuk e ka zhvilluar pasi ishte i angazhuar në Conference League.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 93-të që vendasit të shënonin golin e fitores.

Maguette, pas një goditjeje këndi, shënoi me kokë duke i dhënë 3 pikët e para ekipit të drejtuar nga Zoran Zekiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos