
Cristiano Ronaldo shënoi golin e 850 të karrierës së tij, pasi shënoi sërish me Al Nassr, teksa kjo e fundit fitoi 5-1 ndaj Al Hazm, në Ligën Arabe.
Ky ishte goli i 6 personal i Ronaldos në 3 ndeshjet e fundit, teksa dhuroi edhe 2 asiste për shokët e skuadrës, duke qenë deciziv për 3 fitore radhazi.
Aktualisht me 6 gola në 3 ndeshje, Ronaldo është lojtari më i mirë në Ligën Arabe, me një gol më shumë se Sadio Mane. (A2 Televizion)