Berisha e nis sesionin parlamentar me akuza ndaj mazhorancës: Qytetarët t’i shkurtojnë jetën parlamentit të krimit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 09:30 | Politikë
Berisha e nis sesionin parlamentar me akuza ndaj mazhorancës:

Sali Berisha e ka rinisur sesioni e ri parlamentar sërish me akuza drejtuar ndaj mazhorancës, duke e cilësuar atë si të lidhur me mafian.

Ish-kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për t’i shkurtuar jetën këtij parlamenti.

“Iu ftoj të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies. Drejtoni sytë këtu dhe kjo është më e madhja në botë. Ky parlament është i bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Lidhjet tuaja me bandat e krimit shkojnë në Meksikë e Bolivi. Keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve. Shumica juaj duhet të jenë te Balili. Ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë, një parlament voton për dyfishimin e pagave për deputetët dhe i lë shqiptarët në gomone. I ftoj qytetarët t’i shkurtojmë jetën një parlamenti që nuk e meriton të ekzistojë. Një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e Madhe”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos