
Momenti kur një makinë ecën mbrapsht në mes të rrugës, e shtyrë nga era e fortë në Tajvan, është kapur në kamera. Video e regjistruar të dielën e 3 shtatorit nga brenda një lokali në Taitung tregon momentin kur makina në kryqëzim shtyhet mbrapsht nga era, pavarësisht përpjekjeve të shoferit për të lëvizur në drejtimin e kundërt. Sipas Zyrës Kombëtare të Motit, të dielën era arriti një shpejtësi deri në 155 km/h pasi tajfuni Haikui goditi vendin. (A2 Televizion)