Zbulimi i gjinisë së bebes kthehet në tragjedi, rrëzohet avioni, të ftuarit vijojnë festën (VIDEO)

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 09:47 | Kapur në kamera
Zbulimi i gjinisë së bebes kthehet në tragjedi, rrëzohet

Një festë për zbulimin e gjinisë në Meksikë përfundoi në tragjedi. Avioni i vogël që shërbente për treguar se çifti do të bëhen prindër me një vajzë, pësoi një defekt në ajër e për pasojë u rrëzua. Piloti ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital ku po merr kujdesin e duhur shëndetësor.

Një ngjarje e tillë ka ndezur një debat në rrjetet sociale.

“Këto festa të zbulimit gjinor po dalin jashtë kontrollit kur njerëzit vdesin çdo vit për shkak të tyre”, u ankua një përdorues i X.

“Mënyra se si kamera iu kthye çiftit pa asnjë interes për pilotin është e trishtueshme”, shkroi një tjetër përdorues i shokuar.

“Për një moment mendova se të gjitha të bërtiturat ishin sepse ata panë avionin”, komentoi një tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos