Momenti kur serbatori i avionit luftarak bie në mes të parkingut

Nga A2 CNN
4 Shtator 2023, 13:20 | Kapur në kamera
Momenti kur serbatori i avionit luftarak bie në mes të parkingut

Serbatori i një avioni luftarak turk u shkëput gjatë fluturimit dhe u rrëzua në një parkim, duke shkatërruar dy makina. Serbatori rezervë i avionit F-4 Phantom II, i cili i përket Forcave Ajrore Turke, ra në parkimin e kompanisë shtetërore të naftës në Ankara.

Dëshmitarët fiksuan në kamera momentin e rrëzimit të serbatorit dhe përplasjen e tij me makinat e parkuara. Fatmirësisht nuk u raportua për viktima apo persona të plagosur pas incidentit.

Avioni ishte pjesë e flotës që po kryente manovra në kuadër të një spektakli ajror që po zhvillohej aty pranë dhe sipas Ministrisë Turke të Mbrojtjes u rikthye pa probleme në bazën e vet në Eskisehir. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos