Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në nisje të sesionit të ri parlamentar, ka marrë fjalën e para, ku ka njoftuar ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nga Gazmend Bardhi te Lulzim Basha. Ndryshimi u bë në bazë të një shkrese të dërguar nga Basha në Kuvend.
Ndërkohë, në momentin kur Nikolla po prezantonte ndryshimet në fjalë para deputetëve, Gazment Bardhi i qeshi në fytyrë Lulzim Bashës, ndërsa më pas mes tyre ka pasur një debat verbal, teksa shihen të ulur pranë njëri-tjetrit.
Më pas, në fjalën e shkurtër pas prezantimit të ndryshimit të kreut të grupit parlamentar, Bardhi kërkoi që në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës nuk duhet të provokohen. Sipas tij, Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nuk e zgjedh dot Partia Socialiste. (A2 Televizion)