All - Paragraf - 1
Një i moshuar i cili ishte larguar prej një jave nga banesa është gjetur ditën e sotme i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, 14 km larg qytetit të Korçës.
Burime të A2 CNN thanë se që nga dita e largimit nga banesa, familjarët e 67-vjeçarit Niko Ngjela kanë bërë denoncim në Policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre. Nga ajo ditë, policia por dhe familjarët kanë kontaktuar edhe persona të tjerë, por duket se asnjëri prej tyre nuk ka pasur informacion për të.
All - Paragraf - 3
Burime jozyrtare thanë se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij rezervuari. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2