Zjarr masiv në kodrat e Radostinës dhe Shëndellisë në Fier

Nga A2 CNN
6 Shtator 2023, 14:19 | Kronikë
Zjarr masiv në kodrat e Radostinës dhe Shëndellisë në

Një vatër zjarri ka marrë përmasa masive në kodrat midis Radostinës dhe Shëndellisë në Fier. Zjarri është pikasur mesditën e sotme nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse.

Fillimisht flakët kanë përfshirë bimësi dhe më pas të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi në parcelat me ullinj. Aktualisht në vendngjarje ndodhen 4 zjarrfikëse të Fierit, një mjet zjarrfikës i Rroskovecit dhe një i kompanisë Albpetrol të cilat i janë bashkuar aksionit për neutralizimin e flakëve.

Flakët janë duke iu afruar zonës pyjore, ndërkohë që terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos