Nuk ka të ndalur ulja e numrit të nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës në bashkitë e Gjirokastrës dhe Libohovës.
Rënia e lirë ka vijuar edhe në prag të vitit të ri mësimor 2023-2024. Krahasuar me vitin e kaluar mësimor, këtë vit janë 53 nxënës më pak të regjistruara në klasat e para, ndërsa sistemi parauniversitar për këto bashki numëron në total 2717 nxënës.
Rënia më e theksuar e nxënësve konstatohet në zonat rurale sa nga emigrimi jashtë vendit, aq edhe nga lëvizjet brenda vendit drejt qendrave urbane, por edhe uljes së ndjeshme të lindjeve. (A2 Televizion)
