
Pamje të frikshme janë ato të publikuara nga mediat amerikane, të regjistruara nga kamera e sigurisë së uniformës së një oficeri policie më 18 gusht të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Oficeri i quajtur Brittan Morgan, ishte përfshirë atë ditë në një nga operacionet e evakuimit të një zjarri të madh pyjor në Spokane Country të Uashington, që shpërtheu muajin e kaluar dhe vazhdon të digjet edhe sot, megjithëse është kryesisht nën kontroll.
Morgan u kishte thënë banorëve që të evakuoheshin kur filloi të udhëtonte përmes rrugës së vetme të shpëtimit nga zjarri i frikshëm.
Sipas zyrtarëve të departamentit të Spokane Country, Morgan nuk e kuptoi se kamera në uniformën e tij ishte ende duke regjistruar kur ai kaloi me makinë përmes “ferrit të zjarrtë”. (A2 Televizion)