Lufta mes bandave të drogës në Venezuelë ka shkuar në një tjetër stad, teksa vrasjet makabre janë kthyer në “trend” mes trafikantëve.
I tillë është rasti më i fundit që është transmetuar në mediat ndërkombëtare, ku raportohet se një tregtar droge është ekzekutuar në mënyrë të tmerrshme, duke u hedhur i lidhur në det, me një peshë të madhe në trup.
68-vjeçari kishte tentuar që të vjedhë rreth 200 kilogramë drogë, me një vlerë prej 8 milionë dollarësh, dhe si hakmarrje, të zotët e ngarkesës, e morën në një varkë në mes të detit, e lidhën kokë e këmbë, ndërsa në trup i lidhën një tjetër ngarkesë disakilogramëshe dhe e hodhën në det.
Momentet e vrasjes të Reinaldo Fuentes janë regjistruar nga autorët me një aparat celular, ndërsa janë bërë virale në media. Drejtuesit e bandës së drogës e kanë marrë në pyetje fillimisht Fuentesin, dhe të pakënaqur nga përgjigjet e tij, e ekzekutuan duke e hedhur në fund të detit. (A2 Televizion)