Panik në SHBA, 2-vjeçari “vidhet” gabimisht bashkë me makinën e prindërve

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 08:15 | Bota
Panik në SHBA, 2-vjeçari “vidhet” gabimisht bashkë

Policia në Oklahoma arriti të kthejë në shtëpi shëndoshë e mirë një djalë 2-vjeçar, i cili u vodh gabimisht nga një hajdut, i cili kishte si synim makinën e prindërve të tij.

Autoritetet u vunë në alarm të menjëhershëm pas lajmit që mori për zhdukjen e të miturit dhe u vu në ndjekje të makinës Infiniti QX50 që ishte marrë nga grabitësit.

Pas disa minutash ata gjetën makinën e braktisur dhe fëmijën e vogël që qëndronte brenda i trembur.

Efektivët janë vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili është një mashkull i bardhë dhe kanë vënë shpërblim për kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos