“Shkërmoqet” Benzi në Fier, dy të plagosur nga aksidenti

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 09:43 | Kronikë
“Shkërmoqet” Benzi në Fier, dy të plagosur nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur, mëngjesin e së enjtes, në afërsi të Qafës së Koshovicës në Fier, ku janë përfshirë dy automjete.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po zbardhin dinamikën e këtij aksidenti të rëndë.

Përplasja ka qenë tepër e fortë aq sa furgoni ka dalë nga rruga ka përfunduar në kanalin anësor teksa është kthyer përmbys. Ndërkohë në këtë aks është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh prej disa kilometrash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos