Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bologna, u kap me drogë në makinë e shtëpi

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 08:17 | Kronikë
Arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bologna, u kap me drogë

Policia italiane bën me dije se ka vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar. Sipas mediave të shtetit fqinj, të riut me origjinë shqiptare iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë dhe 1.6 kg marijuhanë në shtëpi.

I riu fillimisht u ndalua për kontroll rrugor nga policia dhe në makinë iu gjet një sasi droge. Më pas autoritetet kontrolluan edhe në banesën e tij në zonën Borgo Panigale, në periferi të Bolonjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos