
Spanja fitoi në transfertë ndaj Gjeorgjisë me rezultatin e thellë 7-1, por lajmi i ditës ishte Lamine Yamal.
16-vjeçari i Barcelonës u bë ditën e sotme lojtari më i ri që ka luajtur me përfaqësuesen iberike dhe gjithashtu golashënuesi më i ri në historinë e “La Roja”.
“Jam shumë i lumtur për debutimin tim dhe golin. Po jetoj një ëndërr, dua të falenderoj shokët e ekipit dhe trajnerin për besimin që më ka dhënë”, tha Yamal, vetëm 16 vjeç e 57 ditë, pas ndeshjes.
Yamal është i treti futbollist që ka debutuar më herët me përfaqësuesen. Rekordin e mban Martin Odegaard, i cili ka debutuar me Norvegjinë kur ishte 15 vjeç e 253 ditë, i ndjekur nga Samuel Eto’o, i cili me Kamerunin luajti për herë të parë kur ishte 15 vjeç e 364 ditë. (A2 Televizion)