Sparta Braho në SPAK: Isha për punë profesionale

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 15:22 | Politikë
Sparta Braho në SPAK: Isha për punë profesionale

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, është paraqitur këtë të martë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pasi qëndroi për dy orë aty, Braho nuk pranoi të komentonte për mediat arsyen e vizitës, por u kufizua të thoshte vetëm: “Isha për punë profesionale”.

Në janar të vitit 2022, Braho deklaroi para protestës së thirrur nga Sali Berisha se do të kishte skenarë dhune, madje tha se do të vritej edhe një deputet. Për këtë akuzë, ai u padit në SPAK nga Flamur Noka në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD për kryerjen e veprës penale të shpifjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos