
Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq.
Bëhet e ditur se rreth orës 16:05, drejtuesi i një automjeti tip “Audi” ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Për pasojë, të lënduar kanë mbetur I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në automjet.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Korçës për kujdes shëndetësor. (A2 Televizion)