Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes kushërinjve

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 13:53 | Kronikë
Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes kushërinjve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 49-vjeçar ka plagosur me thikë kushëririn e tij, 31 vjeç, pas një sherri mes tyre.

Përplasja mes tyre ka ndodhur në rrugën “Tish Daija”, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të ngjarjes, shtetasit E.Z., ndërkohë që, kushëriri i tij, K.Sh. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Tiranë / Plagosi me mjet prerës (thikë), kushëririn e tij, gjatë konfliktit për motive të dobëta mes tyre, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tish Daija”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. 

49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos