Dosja e sterilizimit “përplas” në studio Plarent Ndrecën dhe Elisabeta Imerajn

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 19:42 | Politikë
Dosja e sterilizimit “përplas” në studio Plarent

Dosja e sterilizimit ka “përplasur” në studio juristin Plarent Ndreca dhe ish-drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Pyetja që juristi ngre është “A është kryer një vepër penale”?

Sipas tij, jo, madje e konsideron si një “inperfeksion në punë” duke hedhur poshtë dyshimet për korrupsion. Mirëpo nuk është e këtij mendimi, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj.

Plarent Ndreca: A mundet të hetohet penalisht inperfeksioni në punë, të gjithë përpiqen që të bëjë më të mirën në punë, sigurisht që çdo punë, do ketë një inperfeksion, e them këtë sepse te ky diskutimi, a duhet të ishte bërë në këtë mënyrë apo jo, por a është kjo pjesë e një hetimi penal, unë them jo. Korrupsion nuk shohim gjëkundi, nuk ka asnjë të dyshuar për vepër penale. Janë vendimmarrje të ekzekutivit, që në raport me pushtete e tjera ka diskrecion shumë të lartë, në ndryshim nga pushtetit gjyqësor. Nëse në imperfeksionin në punë, ka element kriminal, kur paligjshmërinë e veprimit e ka konstatuar organi në kushtetutë ka vepër penale.

Elisabeta Imeraj:  Çdo lloj procedure ka mënyrën e fillimit ose përfundimit, nëse një procedurë me vendimmarrje të gabuar sjell pasoja të dëmshme në kurriz të interesave të publik, atëherë është vepër penale, nuk besoj që SPAK dhe as Gjykatat të bien në hendekun e padijenisë së ndarjes së veprimtarisë administrative nga faktet që dyshohen si vepra penale

Plarent Ndeca: Edhe veprimet e prokurorit dhe gjyqtarit krijojnë pasoja, ndërkohë nëse gjykata e shkallës së parë rrëzohet nga një gjykatë më larg, a duhet çuar në burg gjyqtari?

Elisabeta Imeraj: Ka një dyshim në prova. Paralelizmi vlen për efekte teorike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos