Dhuna për guroren në Borizanë, një nga Rrajat kërkon heqjen e masës “arrest në burg”

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 12:00 | Kronikë
Dhuna për guroren në Borizanë, një nga Rrajat kërkon

Andi Rraja, një nga të arrestuarit për dhunimin e kushërinjve Maja ka kërkuar lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”.

Andi Rraja, së bashku me Ineid Rrajën dhe Eni Kullën u arrestuan për dhunën ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë, në fillim të korrikut.

Mbrojtja e Andri Rrajës kërkon që masa aktuale e sigurimit për të, të ndryshohet me “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.”

Ndër të tjera, si argument, avokati i Rrajës sjell ndër të tjera edhe faktin që nga raporti i nxjerrë së fundmi, lëndimet e marra nga kushërinjtë Maja, janë klasifikuar në kategorinë e dytë të dëmtimeve.

“Dëmtimet kanë sjellë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mbi 9 ditë që në Kodin Penal, parashikohet si kundravajtje penale e plagosjes së lehtë me dashje sipas nenit 89 të Kodit Penal, që në sanksionin e saj parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në dy vite.”

Sherri mes Majave dhe Rrajave nisi për shkak të gurores në Borizane, pasi fisi Maja ankohej se aktiviteti i saj i kishte dëmtuar banesat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos