I dënuar me 10 vite burg për lëndë narkotike, 62-vjeçarit i pushon zemra

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 06:39 | Kronikë
I dënuar me 10 vite burg për lëndë narkotike,

Një i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike ka vdekur në  Qendrën Spitalore Nënë Tereza, në Tiranë.

I dënuari Islam Refat Binjaku, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, u shtrua në Reanimacionin Qendror të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31 gusht. Më datë 14 shtator ndërroi jetë, me diagnozë arrest kardiorespirator.

Ekspertët e Mjeksisë Ligjore po ndjekin procedurat e metejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos