
All - Paragraf - 1
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë mesditë dy katet e fundit të një pallati në zonën ku ndodhen zyrat e DPSHTRR-së.
Mësohet nga dëshmitarët në vendngjarje se forcat zjarrfikëse janë njoftuar dhe aktualisht kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që po përhapen me shpejtësi.
All - Paragraf - 3
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia e Tiranës duke bërë me dije se zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave në të cilat ra zjarri.
“Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.“ (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4