
Në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizon një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”.
“Bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare të nxitura nga shumë faktorë. Raportet tregojnë se rreth 300 milionë njerëz janë në nevojë të madhe dhe shumë prej tyre zgjohen duke mos ditur nëse dhe kur do të hanë vaktin e tyre të ardhshëm.
Ne nuk mund dhe nuk duhet t’i lemë ata ‘në baltë’. Prandaj, në një situatë humanitare kaq komplekse dhe gjithnjë në zhvillim, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik. Nuk është një opsion; është një domosdoshmëri! Është kënaqësi për ne, t’ju njoftojmë mbi krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t’iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në. Nëpërmjet Aleancës, ne synojmë të angazhojmë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile, për të shënuar dhe mbledhur të gjithë përshtypjet dhe komentet mbi boshllëqet kryesore dhe fushat për përmirësim në reagimin ndaj krizave. Është një hap i parë, por ne besojmë, i guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse dhe për të krijuar zgjidhje mëgjithë përfshirëse, fleksible dhe efektive për t’iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani. (A2 Televizion)