
Kievi pretendon se ka arritur të shkatërrojë një sistem modern të mbrojtjes ajrore ruse në Krimenë e aneksuar. Sipas forcave ukrainase, sistemi S-400 ‘Triumf’ rus është sulmuar fillimisht me disa dronë kamikazë e më pas me dy raketa Neptun.
Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje të shpërthimeve të fuqishme dhe resë së madhe të tymit që është ngritur në ajër.
Inteligjenca ukrainase i ka vlerësuar këto sulme si tejet të rëndësishme pasi sistemi i mbrojtjes ajrore në Krime arrinin të pikasnin dhe të shkatërronin dronët dhe raketat deri në 200 milje largësi.
Fillimisht u raportua se Kievi kishte përdorur një raketë Storm Shadow, e cila mendohej se mund të ishte dhënë nga Britania ose Franca, që është përdorur edhe muajin e kaluar në Olenivka të Krimesë. (A2 Televizion)