Një zjarr masiv ka rënë, ditën e sotme, në Konjat të Lushnjës, pranë aksit nacional Lushnjë-Rrogozhinë.
Si pasojë e përhapjes së flakëve pranë kanalit anësor janë përfshirë nga flakët tri magazina dhe një automjet.
Në vendngjarje ndodhen 4 automjete zjarrfikëse, ndërkohë që në ndihmë për shuarjen e flakëve kanë shkuar edhe zjarrfikës nga Fieri.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhen edhe banesa, të cilat nuk rrezikohen pasi flakët pranë tyre janë neutralizuar.
Ndërkohë, në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe banorë të zonës, të cilët janë alarmuar nga zjarri masiv që u përhap me shpejtësi. (A2 Televizion)
