A jemi të sigurt në shtëpi? Ekspertët: Të rritet kontrolli për cilësinë e ndërtimeve!

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 14:19 | Aktualitet
A jemi të sigurt në shtëpi? Ekspertët: Të rritet

Pas flakëve që përfshinë një prej pallateve në Tiranë të gjithë pyesin, sa të sigurta janë banesat ku jetojmë?  Nëse flet me ekspertët ata thonë se kontrolli i cilësisë së ndërtimeve është hallka më e dobët e këtij sektori. 

Një mënyrë për të shmangur ngjarje të tilla, ku pallati përfshihet i gjithi nga flakët është që mbikëqyrësit e punimeve apo supërvizoret e objekteve në ndërtim të mos zgjidhen nga investitorët.

Inxhinierë të ndërtimit tregojnë hapat e domosdoshëm të kontrollit, nga nisja deri në  përfundim të ndërtimit të objektit. Përmes tyre shteti verifikon cilësinë e ndërtimit, respektimin e normave urbanistike dhe arkitekturore. Sipas tyre ngjarja e fundit dëshmoi për një proces të mangët.

Por problemet duket se nuk mbyllen me kaq. Ekspertët e ndërtimit ngrenë dyshime edhe ne lidhje me procesin e hetimit pas ngjarjes. Mungesa e urdhrit të inxhinierit, një kërkesë disavjeçare e tyre, e ka bërë edhe më kaotik tregun e ndërtimit kur flitet për sigurinë.

Deputetja e mazhorancës në Kuvend, inxhinierja Luljeta Bozdo pranon se është e nevojshme të rishikohet plani urbanistik i Tiranës. Teksa priten konkluzione e hetuesve banoret do të jetojnë me pasigurinë dhe frikën se investimi i jetës së tyre befas mund të zhbëhet. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos