Ministri i Brendshëm grek, 60 minuta takim me Belerin

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 10:15 | Aktualitet
Ministri i Brendshëm grek, 60 minuta takim me Belerin

Ashtu sikurse ishte parashikuar, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, Yannis Oikonomou ka mbërritur sot rreth orës 10:30 në burgun e Durrësit për të vizituar Fredi Belerin.

Takimi në IEVP Durrës ka zgjatur më shumë së 60 minuta, ndërkohë që Ioannis Oikonomu, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për median, duke u larguar menjëherë pas daljes nga ambientet e këtij institucioni.

Oikonomou mbërriti një ditë më parë në Tiranë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë përplasje diplomatike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos