Inceneratori bëhet sërish “mollë sherri” në Këshillin Bashkiak të Tiranës, opozita nuk voton vendimet

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 20:42 | Aktualitet
Inceneratori bëhet sërish “mollë sherri” në

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sot, por jo pa debate nga anëtarët e opozitës në këtë këshill.

Në rendin e ditës ishin të paktën 15 pika për t’u diskutuar dhe marrë vendim ku kryesisht ishte rishikimi i buxhetit, vendimi për qiratë e banesave apo edhe ndihma për të rinjtë dhe studentët. Por debatet mesa duket kanë filluar kur mes vendimeve ka qenë edhe një i tillë që lidhej me një pagesë të prapambetur që i duhej bërë inceneratorit të Tiranës.

Sipas kryebashkiakut, Bashkia e Kavajë ka paguar për inceneratorin e Tiranës. Veliaj u shpreh se Bashkia e Kavajës që drejtohet nga opozita ka paguar 122 milionë lekë në 22 gusht.

“Bashkia e Kavajës, në 22 gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë”, tha Veliaj gjatë mbledhjes.

Ndërkohë që anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës mesa duket nuk kanë votuar këto vendime dhe pas mbledhjes kanë dalë edhe para mediave duke sqaruar qëndrimet e tyre publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos