Zbardhet shkaku i zjarrit te pallati në Tiranë, vatra në katin e 8-të

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 20:19 | Aktualitet
Zbardhet shkaku i zjarrit te pallati në Tiranë, vatra në katin e

Kur kanë kaluar 1 ditë nga zjarri që tronditi opinionin publik, është zbardhur ekspertiza paraprake. A2 CNN mëson se vatra ka qenë në katin e 8-të të pallatit, ku banonte një mjek. Shkak është bërë kondicioneri.

Nga hetimet paraprake tre apartamente janë djegur plotësisht dhe 13 të tjerë pjesërisht, por mbeten të pabanueshëm. Pavarësisht dëmeve të shumta materiale, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Fasada mbrojtëse e pallatit dyshohet të jetë bërë shkaku kryesor i përhapjes së flakëve në të gjithë godinën të cilat u vunë nën kontroll pas me shume se tre orësh nga shërbimet zjarrfikëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos