Vizitoi Belerin në burg, ministri grek:  Kjo çështje po hedh hije mbi marrëdhëniet dypalëshe

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 17:14 | Aktualitet
Vizitoi Belerin në burg, ministri grek:  Kjo çështje po

Ministri i Brendshëm grek, Janis Ikonomu reagoi së fundmi pas takimit që zhvilloi në burgun e Durrësit me fituesin e zgjedhjeve për kryebashkiak në Himarë, Fredi Belerin.

Ikonomu  në formë urdhërore iu kërkon autoriteteve shqiptare që të lejohet menjëherë betimi i Belerit si kryebashkiak i Himarës, teksa shton se kjo çështje po hedh hije mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Për Greqinë, ky rast ishte që në fillim dhe mbetet jashtëzakonisht serioz. Respektimi i shtetit ligjor dhe të drejtave civile janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane. Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e z. Beleri, nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave civile.

Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleris si Kryetar Bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjerimi i situatës aktuale hedh seriozisht një hije mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nuk është në përputhje me acquis evropiane, me gjithçka që ajo përfshin”, deklaroi Ikonomu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos