Nisen me dëshirë për të parë një vendbanim antik, por rruga e rrënuar i kthen mbrapsht. Kështu e kanë pësuar disa qindra turistë që kanë patur interes për vendbanimin antik të Gurzezës, në Cakran të Fierit.
Këtë sezon veror, kjo rrugë ka bërë që qindra turistë të kthehen dhe mos të shkojnë dot në rrënojat e vendbanimit antik.
Por si ndikon gjendja e kësaj rruge te përditshmëria e qindra banorëve që duhet ta përshkojnë për punët, hallet dhe ceremonitë fetare dhe ato mortore, pasi kjo rrugë të çon edhe te varrezat e zonës?
“Kemi ullishtat lartë, kemi varrezat. Ne vetëm me kafshë e transportojmë ullirin”, thotë një banorë. Është shumë e vështirë për t’u ngjitur në kodër për të marrë prodhimin e ullirit”, thotë një tjetër banor.
Cakrani është përfshirë në projektin e 100 fshatrave turistikë, por përveç disa investimeve në qendër të qytezës, pikat e tjera me interes për vizitorët janë lënë në mëshirë të fatit. (A2 Televizion)
