Nisin aplikimet për strehimin social, përfitojnë kredi pa normë interesi 300 mjekë, policë dhe ushtarakë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 14:40 | Aktualitet
Nisin aplikimet për strehimin social, përfitojnë kredi pa

Punonjësit e administratës publike mund të aplikojnë tashmë për të përfituar kredi me zero për qind normë interesi për të blerë një banesë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se janë 100 mjekë, 100 policë dhe po aq ushtarakë të Forcave të Armatosura që do të përfitojnë. Aplikimet mund të kryhen “online” në portalin e-Albania.  

Për të përfituar nga politika e strehimit social e miratuar në Parlament në fund të qershorit, ata që punojnë në shtet duhet të kenë një kontratë afatgjatë.

Gjithashtu ata duhet të mos kenë banesë në emër të tyre apo familjarëve dhe të kenë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kredinë, por më pak se 135 mijë lekë në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos